Autobusët nisin qarkullimin, Kurtishaj njofton vendimin e ri

Shoqatat e Transportit Rrugor të Udhëtarëve sot pas marshit-protestues me autobusë, ka pezulluar përkohësisht grevën në shenjë solidarizimi me qytetarët nga moti ftohtë.

Kryetari i kësaj shoqate Ruzhdi Kurtishaj theksoi se pezullimi i grevës dhe protestës nuk do të thotë se heqin dorë nga kërkesat e tyre, por siç tha ai ky vendim ka ardhur për shkak të motit të lig.

Të nderuar operatorë të transportit rrugorë të udhëtarëve

Bazuar në faktin se jemi të ballafaquar me këtë dimër të vonshëm në pranverë dhe interesin publik të qytetarëve në këtë kohë acari e pandemie dhe dhe agjendën politike për konsolidim të institucioneve të vendit, Këshilli dtejtues dhe organizativ i Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve mori këtë vendim:

Pezullim të përkohshëm të protestës për shkak të rrethanave klimatike, pandemike e politike.Kjo nuk nënkupton ndërprerjen e grevësTi japim kohë Qeverisë në ardhje dhe avancimit të dialogut publiko- privatJemi të habitur me mosreflektimin e mësimdhënësve për mungesën e nxënësve në shkollë gjatë prostestës 5-ditore.Për çdo vendim tjetër Këshilli organizativ i protestës do t’ju njoftojë me kohë.

Falënderojë të gjithë operatorët e transportit rrugorë të udhëtarëve !