Autobusi përplaset nga Benz-i në Urën e Topojanit

Një autobus me pasagjerë është aksidentuar ditën e sotme në aksin Peshkopi-Bulqizë. Ngjarja ka ndodhur tek Ura e Topojanit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur për shkak se mjeti tip autobus i cili drejtohej nga A.K. i ka hapur krahun një kamioni për të kaluar, ndërsa është goditur nga pas nga një mjet tip “Benz Mercedes”.

Policia njofton se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar 3 pasagjerë. Ata ndodhen në spitalin e Peshkopisë ku po marrin ndihmën e parë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Pasojat e kësaj ngjarjeje mund të kishin qenë akoma më të rënda, por rreziku është parandaluar për shkak se autobusi është pritur nga një pemë.

Shqiptarja.com