Autoritetet ukrainase: 150 ushtarë rusë u vranë pasi u përpoqën të merrnin Mariupolin

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës bën të ditur se 150 trupa ruse u vranë pasi u përpoqën të merrnin kontrollin e qytetit port jugor.

Autoritetet dje thanë se kishin zmbrapsur një sulm nga forcat ruse, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Sipas përditësimi i fundit thuhet se dy tanke ruse u shkatërruan gjatë luftimeve dhe se disa anëtarë të Forcave të Armatosura Ruse po refuzojnë të zbatojnë urdhrat.

Mariupol është qyteti që po ballafaqohet me krizën më të keqe humanitare në Ukrainë që nga fillimi i luftës.