Avokatët: Specialja ua ka shkelur të drejtat kushtetuese Thaçit dhe Veselit

Avokatët Mbrojtës të Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe të ish-Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, kanë apeluar vendimin e Gjyqtarit paraprak, Nicolas Guillou, me anë të cilës pretendonin shkelje të disa të drejtave kushtetuese të akuzuarve.

Gjithashtu, mbrojtja e Thaçit ka apeluar edhe vendimin mbi mocionin e tyre për ligjshmërinë e Gjykatës Speciale dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Në shkresën e mbrojtjes së Veselit thuhet se mbrojtja e trajton çështjen duke iu referuar arsyeve të mëposhtme të apelit.

“Në përcaktimin se Dhomat e Specializuara të Kosovës ishte e ligjshme për qëllimet e nenit 103 (7) të Kushtetutës së Kosovës gjyqtari i procedurës paraprake dështoi të merrte në konsideratë cilësinë e ligjit me të cilin u krijua, në veçanti masat mbrojtëse që ai ofron kundër arbitraritetit; më tej dhe në çdo rast”, thuhet aty.

Tutje, si arsye e dytë është ajo nëse me rastin e përcaktimit të ligjshmërisë së Dhomave të Specializuara për qëllimet e nenit 103(7) të Kushtetutës, gjyqtari i procedurës paraprake bëri gabim duke u mbështetur në vendimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin nr. KO26/15;3 më tej dhe në çdo rast.

“Gjyqtari i procedurës paraprake: (a) ka shkelur detyrën e tij për të garantuar drejtësi në procedurë duke mos adresuar parashtresat e Mbrojtjes në këtë drejtim; dhe (b) ka gabuar duke mos i dhënë peshën e duhur (ose ndonjë) këtij faktori shumë të rëndësishëm gjatë përcaktimit të ligjshmërisë së Dhomave të Specializuara për qëllimet e Nenit 103(7)”, thuhet në shkresën e mbrojtjes së Veselit.

Tutje, edhe për pikën e tetë, që thotë kështu “nëse gjyqtari i procedurës paraprake gaboi kur konstatoi se përfshirja e raportit të Dick Martyt në dokumentet themelore të Dhomave të Specializuara nuk e cenonte prezumimin e pafajësisë së Thaçit”.

E pika e fundit është ajo se nëse gjyqtari i procedurës paraprake gaboi në përfundimin se çështja e mandatit të përkohshëm të Dhomave të Specializuara është “vendosur nga SCCC” në mungesë të ndonjë arsyetimi të mjaftueshëm dhe në një mënyrë që nuk është në përputhje me nenet 113(7) dhe 144(3) të kushtetuët, që sipas mbrojtjes gjyqtari i procedurës paraprake nuk e mori në konsideratë tërësisht.

Ndryshe, më 9 nëntor, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë.

Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij me 10 nëntor, sikurse edhe Selimi me 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.