Bajqinovci për rrëzimin e Qeverisë: Mos shihni ëndrra!

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit ku po thuhet se Qeveria mund të rrëzohet për shkak të Asociacionit.

Bajqinovci ka thënë se këta që po shpresojnë rrëzimin, janë duke i fërkuar duart që ti nxejnë para se të fillojnë të vjedhin.

Bajqinovci të gjitha këto i ka quajtur ëndrra.

‘’Keqardhje për gjithë ata që duke shpresuar që rrëzohet Qeveria, po i fërkojnë duart për t’i nxehur e që të vjedhin.  Mos shihni ëndrra!’’, ka shkruar deputeti në një postim në Facebook./Fokusi.info/