Bariu kalon përmes qytetit, qindra dele pushtojnë rrugët (video)

Koronavirusi ka bërë që miliona qytetarë të “struken” në shtëpitë e tyre. Megjithatë, në mungesë të njerëzve, rrugët e qyteteve janë “pushtuar” nga kafshët.

Gjerësisht në rrjete sociale këto kohë janë publikuar foto ku, zebra, luanë deti, ujqër kanë populluar rrugët e rrugicat e qyteteve. Mirëpo, banorët e qytetit Samson të Turqisë, mbetën të befasuar kur panë qindra dele duke shëtitur poshtë apartamenteve të tyre.

Në videon e bërë virale, shikohet bariu duke ecur para dhe qindra dele duke e ndjekur nga pas. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni pamjet.