Basha takohet edhe me Haradinajn

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, në kuadër të vizitës zyrtare në Kosovë është takuar edhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Në këtë takim, mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje.

Lideri i opozitës shqiptare, sot është takuar me presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentaren Vjosa Osmani dhe kryeministrin Avdullah Hoti.