Bastisen katër lokacione në veri, ndalohen dy të dyshuar për shpërndarje të fletushkave

Dy të dyshuar të moshës 46 dhe 53-vjeçare janë ndaluar nga Policia e Kosovës në Mitrovicën e Veriut për shpërndarjen e fletushkave dy ditë më parë.

Po ashtu, edhe një i dyshuar tjetër është në kërkim nga Policia.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, i cili ka deklaruar se janë bastisur katër lokacione.

Ai ka thënë se personat e ndaluar janë në fazën e intervistimit, dhe se sipas tij, ajo se çfarë do të ndodhë me ta do të vendoset pas intervistimit të prokurorit.

“Sot gjatë orëve të pasdites kemi bastis 4 lokacione në lidhje me rastin e thirrjes për rezistencë dhe i kemi ndalu dy persona, ndërsa jemi në kërkim edhe të një personi të tretë. Pas intervistimit të tyre do të vendoset për veprimet e tjera Të dyshimtët e ndaluar G.K. (1978) dhe D.S.(1971)”, ka thënë Elshani.