Bastisje e hershme në Podujevë, arrestohet B.I, i dyshuar për fajde

Prokuroria në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) në Prishtinë dhe njësive tjera mbështetëse, ka nisur një aksion të hershëm në disa lokacione të ndryshme.

Aksioni është zhvilluar edhe në Podujevë në një “Bilardo Club”.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se është arrestuar B.I, i dyshuar për veprën penale fajde. Indeksonline do të iu mbajë të informuar për këtë rast./Indeksonline/