BeH, deri më sot 39 të vdekur nga COVID-19

Në Bosnjë e Hercegovinë (BeH) deri më sot nga epidemia e COVID-19 kanë vdekur 39 persona ndërsa janë infektuar 1.030, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Çështjeve Civile të BeH-së, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i të testuarve në BeH arrin në 11.612 ndërsa 15.094 persona janë nën mbikëqyrje.

Në entitetin e Federatës së BeH-së, midis 6,174 testuar, 588 janë pozitivë ndaj koronavirusit. Nga COVID-19 kanë vdekur 24 persona. Nën mbikëqyrjen aktuale janë 7.556 persona.

Në entitetin e Republikës Sërpska janë testuar 5.223 persona, nga të cilët 425 janë pozitiv ndaj koronavirusit. Kanë vdekur 14 persona. Nën mbikëqyrje aktuale janë 6.164 persona.

Në distriktin Bërçko, një vdekje u raportua nga COVID-19. Nga 215 të testuar 17 rezultuan pozitivë ndaj koronavirusit.