Bëhet ‘copë’ vetura luksoze te ‘Liqeni Artificial’ në Tiranë. Drejtuesi zhduket në drejtim të panjohur

Një aksidenti i frikshëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm (22 gusht) në digën e Liqenit Artificial.

Një automjet luksoz tip BMW X6 është përplasur në zonën e autorizuar vetëm për këmbësorë.

Siç shihet nga fotot makina, e cila nuk ka targa, është bërë copash, ndërsa gomat janë shkatërruar.

Nuk dihet ende sa persona kanë qenë në automjet. Ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.