Bekim Haxhiu: Hajna zdravo, burgu i Dyzit po ju pret

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu e ka quajtur të turpshme mbylljen e sotme të punimeve të seancës së Kuvendit.

Haxhiu ka thënë se kjo u bë në mënyrë të qëllimshme nga ana e pushtetit, në mënyrë që tu ikin skandaleve të Qeverisë.

“Mbyllja e punimeve të Kuvendit në mënyrën me të turpshme. Vet pozita e bojkoton seancën duke u munduar t’i shmanget skandaleve të Qeverisë. Klani Zdravo, sesionin mund ta mbyllin, por hajnin nuk mund ta mbulojnë me mosmbajtje të seancës. Hajna Zdravo, Burgu i Dyzi po ju pret”, ka shkruar Haxhiu në Facebook./Fokusi.info/