“Benzi” përfundon nën rrotat e kamionit/ Viktima mbetet i bllokuar në mjet

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Rrogozhinë-Elbasan, në vendin e quajtur Bishti i Zhurit.

Sipas informacioneve paraprake të mediave me titra mësohet se makina tip “Benz” ka përfunduar nën rrotat e kamionit.

Si pasoja ka humbur jetën drejtuesi i makinës tip “Benz”, trupi i të cilit ka mbetur i bllokuar brenda në mjet.

Policia dhe zjarrfikëset janë në vendngjarje dhe po punohet për nxjerrjen e trupit nga makina./ CNA.al