Biden me lapsus verbal: Putini po humbet luftën në ‘Irak’

Një tjetër ‘lapsus verbal’ ka ardhur nga presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden, i cili deklaroi të mërkurën se presidenti rus Vladimir Putin “po e humbiste luftën në Irak” kur donte të thoshte Ukrainë.

Gjerësa fliste me gazetarët përparanisjes nga Shtëpia e Bardhë për një udhëtim në Çikago, Biden u pyet nëse Putini ishte dobësuar nga kryengritja e shkurtër e udhëhequr nga shefi mercenar rus, Yevgeny Prigozhin.

“Është e vështirë të thuhet me të vërtetë. Por ai po e humbet qartë luftën në Irak. Ai po e humb luftën në shtëpi dhe është shndërruar në “i dëbuar” në mbarë botën. Dhe nuk është vetëm NATO, nuk është vetëm Bashkimi Evropian. Është Japonia, janë 40 kombe”, – tha ai.

Reuters shkroi se kjo ishte ‘lapsusi’ i dytë në 24 orë. Të martën mbrëma, Biden u korrigjua në një ngjarje për mbledhjen e fondeve të fushatës – duke iu referuar Kinës kur kishte parasysh Indinë, kryeministri i së cilës, vizitoi Shtëpinë e Bardhë një javë më parë.

“Ju ndoshta keni parë mikun tim të ri më të mirë – kryeministrin e një vendi të vogël që tani është më i madhi në botë, Kinës – dua të them, më falni, India. India nuk po kërkon një aleancë të përhershme, por ata po kërkojnë për disa mbrojtje kundër – në rajon”, – tha ai.

Sondazhet e opinionit publik tregojnë se shumica e amerikanëve kanë shqetësime për moshën e Bidenit.

Rreth 73% e të anketuarve në një sondazh të Reuters/Ipsos të 21-24 prillit thanë se ata e konsideronin Bidenin shumë të vjetër për të punuar në qeveri. Një shumicë – 63% – e demokratëve u pajtuan me këtë deklaratë.