Bie nga kati i dytë i banesës, humb jetën 68-vjeçarja në Vlorë!

Një 68-vjeçare nga Vlora ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i dytë i banesës. Policia dhe grupi hetimor kanë nsiur hetimet për zbardhjen e shkaqeve. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht.

“Sot, rreth orës 10:40, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, shtetasja rreth 68 vjeçe, dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i banesës së saj dhe për pasojë ka humbur jetën.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./Fokusi.info/