Bie nga lartësia çifti i bashkëshortëve pas konfliktit në banesë, ndërron jetë burri

Një çift bashkëshortësh në Tiranë kanë qenë duke u konfliktuar në banesën e tyre në rrugën “Pjetër Budi”, kur në rrethana të paqarta ata kanë rënë nga lartësia dhe si pasojë, ka mbetur i vdekur në vendngjarje burri.

Gruaja raportohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën, teksa është dërguar drejt spitalit.

Policia ndërkaq ndodhet në vendngjarje për verifikimin e rrethanave.