Binjakët vdesin nga pandemitë me 100 vjet dallim

Një burrë 100-vjeçar në SHBA ka vdekur nga Covid-19, më shumë se një shekull pasi humbin vëllain binjak nga pandemia e gripit spanjoll të vitit 1918, nipi i tij ka rrëfyer për CNN.

Philip dhe Samuel Kahn u lindën me 5 dhjetor 1919. Samuel vdiq nga gripi vetëm disa javë më vonë, transmeton arbresh.info.

Gripi Spanjoll mendohet të ketë marrë jetët e 50-100 milionë njerëzve në botë, dhe rreth 675,000 në SHBA.

Philip, një veteran i Luftës së Dytë Botërore, kishte frikë se një tjetër pandemi do të ndodhte gjatë jetës së tij, tha nipi i tij Warren Zysman për CNN.

“Unë kisha biseda me të dhe ai do të më thoshte,” Unë ju thashë se historia përsëritet, 100 vjet nuk është edhe aq periudhë e gjatë kohore’”.

Në tërë globin nga koronavirusi janë regjistruar 2,677,527 raste, me 187,537 vdekje e 735,545 të shëruar.