Biznesmeni dhe humanisti mitrovicas Agron Zeneli, dhuron 10 mijë euro në Fondacionin për mbrojtjen e Kadri Veselit

Kadri Veseli po vazhdon të qëndron në Hagë në një proces ku mbrojtja nga avokatët ndërkombëtarë kushton shumë.

Kështu, u hap edhe një Fondacion për të mbledhur fonde për ta paguar mbrojtjen e Veselit, shkruan “Jepi zë”.

Shumë qytetarë që jetojnë në Kosovë e diasporë, për të cilët ka raportuar gazeta, kanë dhuruar para në këtë fondacion. Një gjë të tillë e ka bërë edhe Agron Zeneli që jeton në Gjermani.

Biznesmeni dhe humanisti Zeneli, ka derdhur në llogarinë e Fondacionit, hiç më pak se 10 mijë euro.

Për “Jepi zë”, Zeneli ka thënë se këtë e ka bërë për t’i dalë në ndihmë, siç e quan ai, heroit të gjallë.

Duhet theksuar se Zeneli është një përkrahës i PDK-së prej vitesh, dhe thotë se si ai ka me mijëra në Gjermani.

Ndryshe, Agron Zeneli njihet në Mitrovicë dhe rrethinë edhe për aktivitetin humanitar. Ai ndihmon shumë shpesh. Një prej rasteve ishte edhe Nazlije Sherifi, e po ashtu dhuroi ndihma për familje në nevojë edhe gjatë pandemisë.