Biznesmeni i vrarë në Prishtinë para pak dite u nda edhe nga gruaja, Miss Kosova

Biznesmeni, Albert Krasniqi i cili dyshohet se u vra sot nga babai i tij, para disa javëve është ndarë nga gruaja e tij, shkruan Gazeta Metro.

Edhe pse asnjëri nuk ka prononcuar asgjë me herët në lidhje me divorcin, sipas burimeve mirë të informuara thuhet se kjo ndarje ndodhi si pasoj e dhunës familjare që tashmë i ndjeri kishte ushtruar ndaj saj.

Besa Gashi, ish- Miss Kosova kishte disa vite që ishte e martuar me Albert Krasniqin dhe para 3 viteve ata ishin pranë divorcit, por dyshja vendosi të ia jep edhe një shancë martesës së tyre. Mirëpo problemet brenda tyre duket se janë thelluar dhe fillimi i 2021 i gjeti ata të divorcuar.

Besa dhe Alberti ishin prindër të një vajze.