Bjellorusia godet pabesisht Ukrainën, lëshohen raketa Iskander (VIDEO)

Ukraina njoftoi pasditen e së dielës se do të takohej me palën ruse në orët e para të së hënës dhe se deri atëherë udhëheqësi bjellorus Alexander Lukashenko ishte zotuar se asnjë avion, helikopter apo raketë nuk do të lëshohej nga toka bjelloruse.

Megjithatë, të paktën sipas palës ukrainase, nuk po ndodh kështu. Një këshilltar i ministrit të Brendshëm të Ukrainës, raporton BBC, ka thënë se një raketë Iskander është lëshuar nga Bjellorusia në Ukrainë pak pas orës 17:00 të së dielës.

“Iskanderët u nisën kundër Ukrainës nga afërsia e Mozyr”, ka shkruar ai. “Kjo do të thotë se ata kanë sjellë vdekjen diku … kështu që ky është lloji i armëpushimit që ne kemi?”, ka thënë këshilltari i ministrit ukrainas.