Borrell pas takimit me Kurtin, ka një kërkesë për Kosovën dhe Serbinë

Shefi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të punojnë më shumë drejt marrëveshjes përfundimtare.

“Diskutuam marrëveshjen e javës së kaluar në mes të Beogradit dhe Prishtinës me Albin Kurtin – si hap i rëndësishëm që duhet implementuar”, ka shkruar ai pas takimit me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Thërras të dyja palët që ta intensifikojnë punën për marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obligative për normalizim të marrëdhënieve me ndërmjetësimin e dialogut nga BE”.

Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot presidentin serb, Alaksander Vuçiq.

Kurti përmes një postimi në llogarinë e tij në “Twitter”, tha se në këtë takim u bisedua për Procesin e Berlinit, lëvizjen e lirë dhe njohjen e diplomave.

Takimi Kurti- Vuçiq u zhvillua në prezencën edhe të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.