Buzhala publikon foto të një aktivisti: Kurrë hallall mos ju qoftë që se keni faru Drenicën

Analisti Berat Buzhala, ka publikuar në Facebook një shkrim të një aktivisti partiak me shkrim të tmerrshëm dhe urryes për Drenicën.

Buzhala ka shkruar se si një shqiptar dhe aktivist partiak nuk ua bënë ‘hallall’ se nuk u farua Drenica nga dy kriminelët serbë, Slobodan Milosevic dhe Ratko Mladic.

Në foto shkruhet se “Kurr hallall mos ju koft qe Se keni Faru Drenicen krejt”.

E sipas Buzhalës kjo e tmerrshme dhe pastrim i tmerrshëm i trurit, një indoktrinim i paparë.

Më poshtë keni shkrimin e Buzhalës dhe shkrimin e aktivistit i cili nuk dihet se nga cila parti vjen.