Cakaj: Largohen rreth 50 diplomatë dhe 20 Konsuj Nderi

Gjatë një deklarate për mediat, ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Gent Cakaj, u shpreh se do të largohen nga detyra rreth 50 diplomatë si dhe 20 konsuj nderi.

“Reforma në diplomaci është e rëndësisë thelbësore sepse ndërmarrja jonë reformatore është në një rrugë të pakthyeshme”, tha ndër të tjera ministri në detyrë.

Ai falënderoi të gjithë dplomatët për punën që bëjnë por theksoi se qëndrimi në shërbim diplomatik kërkon sjellje korrekte. Gjithashtu ministri paralajmëroi se 80% e konsullatave të Shqipërisë në botë do të ndryshojnë për shkaqe strukturash dhe për rritje të shërbimeve.

Ndërsa për të gjithë ata diplomatë të rinj, që duhet të punojnë në konsullata, Cakaj tha se duhet të trajtohen fillimisht në akademi për shërbimet konsullore./abcnews.al