Çfarë foli me Abdixhikun e Haradinajn, Kurti flet pas takimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë pas takimit me dy liderët opozitë Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinajn se nuk do ta shfuqizojë vendimin për reciprocitetin e dokumenteve, derisa pala serbe nuk lëshon dokumente shtesë për qytetarët e Kosovës.

Kurti e ka ftuar opozitën për ta informuar rreth procesit të dialogut me Serbinë.

“Nuk ka dokumente përcjellëse, vetëm karta identiteti i duhet qytetarit kur kalon mes dy vendeve. Nëse Serbia vazhdon me lëshu dokumente hyrje/dalje, teorikisht apo rastësisht, atëherë edhe ne detyrohemi ta aplikojmë reciprocitetin. Më 1 gusht kemi ndarë për 19 orë 2679 dokumente të tilla pa asnjë incident. Shpresoj të mos jetë nevoja të ndajmë edhe dokumentin e 2680, por varet nga ajo nëse Serbia e shkel marrëveshjen”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë po ashtu se çdo shkelje e ligjit do të merr përgjigje nga organet kompetente.

“Jam kryeministër i Kosovës. Organet shtetërore të Kosovës për çdo shkelje ligji do të marrin masa në përputhje me ligjin”, ka thënë Kurti.