Çfarë po ndodh? Pas goditjes së Berishës, një person tenton të hyjë me makinë në Parlamentin Shqiptar

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në Shqipëri. Pas goditjes së berishës, një person, me automjet ka tentuar të hyjë me forcë në godinën e parlamentit.

Ai ka goditur traun dhe ka tentuar të hyjë me forcë.

Mariglen Berisha është 32 vjeçari i shoqëruar nga policia e Tiranës pasi dëmtoi traun e hyrjes së kuvendit teksa tentoi të hynte me makinë.

“Më datë 07.12.2022, te Parlamenti, shtetasi M. B., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka dëmtuar traun e hyrjes në Parlament. 32-vjeçari është shoqëruar në komisariat dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”- thuhet në njoftimin e policisë.