Çitaku, Kurtit: Fshije këtë status dhe kërko falje

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, përmes një statusi në facebook ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që ta fshijë reagimin e tij dhe të kërkoj falje, reagim i cili u publikua pas vrasjes së gruas shtatzënë në hapësirën e QKUK-së, raporton Fokusi.info.

Kurti, në një reagimin e tij, ka shkruar se një burrë që do të duhej ta mbronte gruan e tij, ka qëlluar sot mbi të.

Gjithashtu, Kurti ka përmendur edhe armiqtë, të cilët, ka aluduar ai, do të mund të jenë gëzuar me humbjen e dy jetëve shqiptare, të gruas dhe fëmijës që barte në bark ajo.

Statusi nga Vlora Çitaku:

Kryeministër, fshije këtë status dhe kërko falje.

“Edhe një burrë që qëllon mbi gruan që duhej ta mbronte.” ✖️

“…dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë tanë.” ✖️