Pas presidentit Thaçi dhe të dërguarit të SHBA-ve për dialogun, Richard Grenell, ndaj analistit Edward Joseph ka reaguar edhe ambasadorja Vlora Çitaku.
Joseph në një intervistë të dhënë për Zërin e Amerikës kishte thënë se në takimin e Uashingtonit mes dy presidentëve, Thaçi e Vuçiq është diskutuar edhe për ndarjen e Kosovës.
Për këtë ka reaguar shumë ashpër Çitaku. Ajo ka thënë se një gjë e tillë është plotësisht e pavërtetë dhe se është e pabesueshme se si njerëzit shpikin gjëra të tilla.
Sipas saj, me këto deklarata, po përhapet vetëm panik edhe konfuzion.
“Absolutisht e pavërtetë. Nuk mund të besoj që njerëzit shpikin gjëra të tilla. Ata po përhapin vetëm panik dhe konfuzion. Sikur nuk duan që procesi të ketë sukses… histori e shpikur plotësisht. Tërësisht”, ka shkruar Çitaku.
absolutely not true. I can not believe people make up things like this. They are only spreading panic and confusion back home. It is as if some dont want the process to succeed…totally made up story. totally.
— Vlora Çitaku 🇽🇰 (@vloracitaku) March 7, 2020