Çmenduri gjermane, vozit në autostradë me 417 km/h

Makinat supersportive arrijnë shpejtësi stratosferike, që është pothuajse e pamundur t’ia nxjerrësh edhe nëpër pista, e jo më në rrugë.

Këtë gjë ka bërë edhe pronari i një Bugatti Chiron, njërës prej makinave më të shpejta në botë. Marka pretendon se kjo makinë mund të arrijë deri në 419 km/h dhe Radim Passer vendosi që ta vërtetonte këtë gjë. Manjati çek e postoi videon e provës në YouTube, ku është parë gati 8 milionë herë se si kjo supermakinë arriti deri në 417 km/h.

Por, qeveria gjermane nuk e priti aspak mirë këtë eksperiment rrugor. Ministria e Transportit, me anë të një komunikate për shtyp, dënoi “çdo sjellje që mund të sjellë rrezik për përdoruesit e rrugës”.

Edhe pse disa pjesë të autostradave gjermane nuk kanë kufi shpejtësie, ministria thotë se “shpejtësia maksimale është ajo që të lejon që ta mbash makinën gjithmonë nën kontroll”.