Çmimi i vajit në Kosovë arrin në 3,49, Kurti thotë se pas pak do të prononcohet

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot ka shkuar për vizitë në një fabrikë që merret me prodhimin e vajit në Kosovë.

Vizita e Kurtit vjen në ditën kur në Kosovë çmimi i vajit ka arritur në 3,49 euro, nga mbi 2 euro sa ishte gjatë ditës së djeshme.

Kurti para mediave tha se pas takimit do të ketë një prononcim në lidhje me këtë vizitë.

Përpos vajit, në Kosovë është ngritur edhe çmimi i miellit, sheqerit dhe produkteve tjera bazë.

Kurti gjatë ditës së djeshme ka paralajmëruar masa duke thënë se do të ndalojnë manipulimin e përfitimin në emër të krizës duke shtuar kontrollet dhe mbikëqyrjen.