Covid-19/Edhe një shkollë në Prishtinë kalon në mësim online

Nga sot nxënësit e Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Asim Vokshi” në Prishtinë, do ta vijojnë mësimin online (në distancë).

Kjo pasi që 5 mësimdhënës të kësaj shkolla janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Lajmin e kanë konfrimuar zyrtarët e kësaj shkolle përmes një njoftimi në Facebook.

Njoftimi i shkollës:

Te nderuar prinder, nxenes dhe ju mesimdhenes,

Pas konfirmimit nga IKSHPK se ne shkollen tone kane rezultuar 5 mesimdhenes pozitiv me Covod 19, dje eshte marre vendimi qe shkolla te kaloj ne skenarin C-mesim online per 14 dite.

#Ruajenishëndetin!

#mbajenimaskat!

#mbajenidistancen!