COVID-19 në Shqipëri: 11 të vdekur dhe 303 raste të reja

11 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri në 24 orët e fundit.

Nga 2174 testime të kryera, janë konfirmuar 303 raste të reja.

Ndërsa raportohet se janë shëruar 651 persona.

Ministria e Shëndetësisë po ashtu ka njoftuar se gjatë këtyre 24 orëve janë kryer 3461 vaksinime.