Covid 19 në Shqipëri/ A është kjo java “e zjarrit” për pandeminë, ja përgjigja e ekspertëve

Pyetja që mundon njerëzit së fundmi është: “Kur do të mbarojë e gjithë kjo?” Askush në botë nuk di të japë me siguri një përgjigje të tillë dhe gjithçka mund të bëhet është të ndiqet vijueshmëria e virusit.

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli e ftuar në programin “Kjo Javë”, në Neës 24 deklaroi se efikasiteti i masave të marra do të shihet në javën që vjen.

“Masat shtrënguese janë një eksperiencë e provuar, ato duken pas 2 javësh. Java që vjen do të na tregojë efikasitetin e tyre, por unë them është mënyra më e mirë për ta parandaluar virusin.

Java që po lëmë pas na tregoi atë që ndodhi, pra shtim të rasteve në fillim të javës. Pra kush e mori virusin i zhvilloi shenjat dhe pasi u vendosën masat u pengua mundësia e transmetimit.

Ata që e kanë marrë dhe janë brenda do kenë shenja në 14 ditët e ardhshme”- u shpreh ajo. Ndërkohë që rezultatet e masave shtrënguese do të duken më mirë javën e ardhshme, në bazë të numrit të të infektuarëve, Rakacolli shtoi se asnjë prej të shëruarëve nga Covid-19, nuk ka qenë në terapi intensive.

“Personat që vuajnë nga sëmundje kronike si diabeti, mushkëria, i kanë organet funksionale të vuajtura, dhe bën që edhe një virus ti prekë më shumë, pra bien në gjendje me të rëndë se dikush pa këto sëmundje.