COVID-19/ Situata drejt përmirësimit, hapet spitali “Shefqet Ndroqi”

Situate e krijuar nga pandemia COVID-19 po shkon drejt përmirësimit në Shqipëri. Ditën e sotme njoftoi se vetëm 2 raste të reja të infektuar, ndërsa në total janë prekur 948 persona.

Aktualisht janë 190 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër, prej të cilëve 15 janë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.

Nisur nga rënia e numrit të infektuarve, ministria e Shëndetësisë ka vendosur që nga dita e sotme spitali universitar “Shefqet Ndroqi” nuk do të jetë më spital COVID. Po ashtu, plani i ri-hapjes parashikon edhe rikthimin e ndërhyrjeve të planifikuara në spitale./Opinion.al