Covid-19/ Thuajse të gjithë ata që shërohen krijojnë antitrupa

Thuajse të gjithë ata që preken nga koronavirusi i ri, krijojnë antitrupa. Kështu thuhet në një studim të fundit.

Sipas Daily Mail, studimi është kryer nga Universiteti Mjekësor Chongqing në Kinë.

Ata zbuluan se 95 përqind e pacientëve të shëruar kishin prodhuar të dy llojet e qelizave imune që luftojnë virusin.

Testimet e antitrupave po zhvillohen me shpejtësi në botë për të parë se kush e ka kaluar virusin. Kjo është një mënyrë për të rikthyer në punë personat që janë bllokuar për shkak të izolimit.

Megjithatë akoma ka pikëpyetje nëse antitrupat funksionojnë dhe sa zgjasin.