Covid në 24 orë/ 1 viktimë dhe 12 raste të reja pozitive, 6 pacientë në terapi intensive

12 raste të reja dhe një humbje jete është bilanci i 24 orëve të fundit nga Covid 19 në vendin tonë.

Rastet e reja u zbuluan në 3255 testime të kryera.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 3 raste në Shkodër, 2 raste në Tiranë, Korçë, 1 rast në Fier, Devoll, Prrenjas, Kolonjë, Sarandë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 41 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Hakimi, i pari që do të shitet por Interi kërkon 80 mln euro

Një orë më shumë në lokale, Jahja: Zgjatja e orarit më shumë pështjellim se ndihmesë, jemi në pikë të hallit

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetare nga Saranda, 89 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 118 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,215 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (29 Maj 2021)

Raste të reja ditore        12
Të shëruar në 24 orë      118
Të shtruar në spitale      41
Humbje jete në 24 orë   1
Testime ditore                3255

Testime totale             715,526
Raste pozitive             132,297
Raste të shëruara        129,215
Raste Aktive                  633
Humbje jete                  2,449

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë         291
Korçë            83
Shkodër       73
Vlorë             33
Elbasan        32
Berat             36
Lezhë           27
Gjirokastër   19
Fier               11
Kukës           10
Durrës          14
Dibër          4