“Danke Deutchland”, asnjë votë kundër, Gjermania voton pro njohjes së patent shoferëve të Kosovës

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar se pa asnjë votë kundër Gjermania ka votuar pro njohjes së patent shoferëve të Kosovës.

Ajeti tha se kjo flet shumë për marrëdhëniet e Kosovës dhe Gjermianisë.

Ai bëri të ditur se ky vendim mori 69 votat e përgjithshme të Bundesratit.

“Kënaqësi e veçantë të takoja pjesën më të madhe të Ministrave të Transportit të 16 landeve gjermane në prag të votimit të njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës. Edhe me i lumtur, kur nga 69 votat e përgjithshme të Bundesratit, Republikës tonë nuk i mungon asnjë votë. Kjo flet shumë për miqësinë ndërmjet dy vendeve tona, si dhe për fuqizimin dhe ngritjen e cilësisë së standardizimit të patentë shoferëve të Kosovës me normat evropiane. Faleminderit Gjermani. Me Ministrin e Transportit të landit Baden-Ëürttemberg, z. Ëinfried Hermann, i cili gjatë fjalës së tij në Bundesrat, bëri thirrje për votim të marrëveshjes ndërmjet dy vendeve tona”, shkroi Ajeti./IndeksOnline/