Dardan Molliqaj lirohet nga paraburgimi

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj është liruar nga paraburgimi.

Ndaj tij prokuroria ka caktuar masën paraqitje në stacion policor, shkruan Demorkacia.com.

Ai u arrestua të martën nga Policia e Kosovës duke hyrë në një intervistë në Pressing të T7  për sulm ndaj personit zyrtar në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës.

Ai u pa në protestën e javës së kaluar organizuar nga PSD teksa goditi me shuplakë një zyrtar të Policisë së Kosovës.