Dardan Molliqaj pas përfundimit të protestës- ka një paralajmërim

Është mbajtur protesta e thirrur nga Partia Socialdemokrate, për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë.

“Krejt dhe padrejtë” është një nga slloganet që qytetarët po mbanin në duar për të kundërshtuar rritjen e çmimit të rrymës, transmeton Fokusi.info.

Ndaj kësaj proteste ka pasur reagime të ndryshme.

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj pas protestës ka reaguar në rrjetet sociale duke u shprehur se nuk pranojmë çmime të rritura për llogari të KESCO-s.

Postimi i plotë:

Ishin shumë, dhe shumë të vendosur. Nuk pranojmë çmime të rritura për llogari të KESCO-s. Qytetarët folën sepse vepruan. U bashkuam në shesh dhe manifestuam kundër trinomit Qeveri-KESCO-ZrrE. Vazhdojmë: protesta, aksione, tubime.