DASH-i qorton Serbinë: Mos i ofroni Putinit platformë për ta promovuar agresionin

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) deklaroi në një përgjigje për “Radio Evropa e Lirë” se janë të vetëdijshëm për takimin që ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, zhvilloi të enjten me homologun rus, Sergei Lavrov, duke apeluar Serbinë që të mos i japë hapësirë presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, që ta promovojë agresionin në Ukrainë.

“Ne nuk besojmë se një vend duhet t’i ofrojë Putinit një platformë për ta promovuar, ose arsyetuar luftën e tij të vazhdueshme agresore kundër Ukrainës”, tha DASH-i për takimin Daçiç-Lavrov në Moskë.