DASH: S’e kemi verifikuar ende nëse ushtria serbe është tërhequr nga kufiri me Kosovën

Në një deklaratë të fundit për media, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Matthew Miller, ka theksuar se SHBA-ja nuk kanë verifikuar tërheqjen e personelit dhe pajisjeve ushtarake të Serbisë afër kufirit me Kosovën.

“Ne kemi parë raportet se Serbia ka tërhequr pajisjet e personelit ushtarak larg kufirit. Ne ende nuk i kemi verifikuar ato në mënyrë të pavarur dhe do të kërkojmë konfirmim të mëtejshëm, por nëse është e vërtetë, ky do të ishte një hap i mirëpritur”. – deklaroi ai gjatë konferencës ditore për shtyp e Departamentit të Shtetit.

Ndërkohë, ai theksoi se Uashingtoni është i shqetësuar për rritjen e tensioneve në veri të Kosovës dhe bëri thirrje që palët që t’i kthehen në dialogut të lehtësuar nga BE.

“Ne vazhdojmë të jemi të shqetësuar për ciklin e rritjes së tensioneve dhe dhunës sporadike në veri të Kosovës dhe inkurajojmë të dyja palët t’i kthehen në dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”. – deklaroi ai.

Kujtojmë se vetëm pak më parë, Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë në CNN se paralajmërimet e ShBA-së për grumbullimin e pjesëtarëve të ushtrisë serbe pranë Kosovës “nuk ishin plotësisht të sakta”.