Daut Haradinaj: Nesër po duket që do e kuptojnë se si u vendos të mos përfshihet kategoria e UÇK-së në ligj

Gjenerali i luftës së UÇK-së, aktualisht anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas publikimit të bisedës mes Mimoza Kusarit, shefe e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Slavko Simiqit nga Lista Serbe.

Ai ka thënë se gjithë ata që besuan në vlerat kombëtare te kjo qeveri, nesër po duket që do e kuptojnë se si u vendos të mos përfshihet kategoria e UÇK-së në ligj.

“S’ka rastësi në këtë botë. Para pak ditësh thashë që Kurti rrethohet nga njerëz të UDB-së”. Kjo që i publikua, po tingëllon si bombat e Zaevit para disa vitesh, saktësoi Daut Haradinaj.