Deçanasi “shëtit rrugëve” me kallashnikov, arrestohet nga policia

Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Deçan, me datën 22 gusht 2020, ёshtё informuar nga njё qytetar, se njё person i dyshuar kishte dalё nё rrugё me armё zjarri tё cilёn e mbante nё dorё.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, njësitet policore pranё Stacionit Policor Deçan, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, personi i dyshuar ёshtё arrestuar dhe te i dyshuari B.K. i lindur më 1975, janë gjetur dhe janë konfiskuar: një (1) AK-47, një (1) karikator i sё njëjtёs armё dhe dhjetё (10) fishekё cal. 7.62x 39 mm.

Të dyshuarit, pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit policor.