Del nga shinat treni i linjës Shkodër-Podgoricë (video)

Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, ku treni ka dalë nga shinat në afërsi të Koplikut.

Raportohet se treni po vinte nga Podgorica kur doli nga shinat në Koplik në mesditën e sotme.

Shkak i daljes është bërë amortizimi i shinave të trenit. Ai po transportonte 600 ton skrap nga Mali i Zi në drejtim të Shqipërisë në Elbasan.