Delegacioni i deputetëve austriakë në LDK, Abdixhiku mirënjohje Vjenës për ndihmën në procesin e shtetndërtimit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim delegacionin austriak, grupin parlamentar të Miqësisë Austri-Kosovë i përbërë nga parti të ndryshme në Austri të cilët shoqëroheshin nga ambasadori austriak, Christoph Weidinger.

Gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale politike në vend me theks të veçantë çështjen e sigurisë.

Po ashtu në takim u vlerësuan raportet e shkëlqyeshme mes të dyja vendeve. Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohje për mbështetjen të cilën Austria i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset shtetndërtuese, në veçanti në procesin e liberalizimit të vizave. Po ashtu ai kërkoi mbështetje në proceset integruese si dhe lobim për njohje të reja për Kosovën.

Palët u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit si dhe shkëmbimin e praktikave parlamentare.