Deliu-Kurtit: Para se të jepte dorëheqje Mehaj është dashtë me shkarku Hajdarin

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas dorëheqjes së ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, duke hedhur akuza ndaj kryeminsitrit Albin Kurti.

Deliu-Kodra tha se largimi i ish-ministrit Rifat Latifi dhe tani i Mehajt janë dëshmi se përbrenda kësaj Qeverie, jo vetëm qeverisja por edhe mentaliteti është i kalbur

Ajo shtoi se se para se të jepte dorëheqje Muja, Kurti është dashur që ta shkarkojë Ministren Rozeta Hadari, Mimoza Kusari – Lila, Martin Berishaj dhe nja 50 zyrtarë tjerë të përfshirë në afera korruptive

Postimi i plotë i saj:

“Truri” po ikë prej Albin Kurtit. Largimi i Rifat Latifit dhe Armend Mehajt, 2 ardhje nga jashtë vendit, janë dëshmi se përbrenda kësaj Qeverie, jo vetëm qeverisja por edhe mentaliteti është i kalbur.

Përndryshe, para Armendit, është dashur të shkarkohen e jo tu lejohet dorëheqja, Rozeta Hajdari, Mimoza Kusari – Lila, Martin Berishaj dhe nja 50 zyrtarë tjerë të përfshirë në afera korruptive e skandale të ndryshme.

P.S. Sa është fondi i sigurisë, Kryeministër?