Deliu: PDK-ja s’bën koalicion me parti që kanë njerëz me aktakuza

Blerta Deliu-Kodra nga PDK-ja ka thënë se kjo parti ka vendosur standarde të reja në politikë.

“PDK-ja më shumë se kurrë ka qenë e qartë në programin qeverisës dhe kjo e ka lidhë edhe më tepër qytetarin me Partinë Demokratike të Kosovës”.

“Ne kemi marrë hapa konkretë. Fakti që PDK-ja e ka pikë konkrete luftimin e korrupsionit dhe nepotizmit është një standard i ri”.

“Ne nuk do të kemi koalicion me asnjë parti që ka në radhët e saj ka persona me aktakuzë që është standard i ri”.

Deliu-Kodra në Analiza Zgjedhore të Klan Kosovës ka thënë se të gjithë ata që i kanë vënë vija të kuqe PDK-së më vonë e kanë kërkuar një koalicion të tillë.

“Sa i përket vijave të kuqe, jemi mësuar gjatë gjithë kohës të dëgjojmë qëndrime retorike të përfaqësuesve politikë”.

“Kam dëgjuar alamet burra që thonë se kurrë në jetë nuk bëjnë koalicion me PDK dhe më pas të njëjtit vijnë në zyret e PDK-së sapo të përfundojnë zgjedhjet”.