Demantohet lajmi: Nuk është arrestuar veterani i UÇK-së, Murtez Kastrati

Gjatë ditës së sotme u raportua në media që në Shqipëri është arrestuar veterani i UÇK-së Murtez Kastrati nga Lipjani.

Por ky lajm është demantuar, pasi bëhet fjalë për një person tjetër te arrestuar, mëson TV Malisheva nga burimet e saj.

Media mëson se personi i arrestuar është mbajtur për disa orë dhe më pas është liruar.