Demi: Mos shkarkimi i ambasadorit Berishaj vazhdim i qeverisjes pronto

Agron Demi nga Instituti për Sudime të Avansuara – GAP, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka reaguar lidhur ngritjen e kallëzimit penal ndaj ambasadorin, Martin Berishaj.

Ai ka thënë se mos shkarkimi i tij nga ana e pushtetit derisa po hetohet për korrupsion është vazhdim i qeverisjes pronto, por që tash me njerëz të tjerë.

“Mos shkarkimi i një zyrtari publik i cili po hetohet për korrupsion dhe për të cilin tashmë ka një kallëzim penal të ngritur, është vazhdim i qeverisjes pronto, por me persona të tjerë”, ka shkruar Demi në Facebook.