Dënohet marketi në Skenderaj, iu gjet mish i prishur

Gjatë ditës së sotme, në qytetin e Skenderajt, Inspektorët kanë gjetur mish pa deklaracion apo jo të sigurt për konsumatorin.

Për shkak të kësaj marketi ‘Viva Fresh Store’ është gjobitur.

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka kërkuar nga qytetarët që të raportojnë nëse hasin në raste të tilla.

Postimi i plotë i Bekim Jasharit:

Nuk do të lejojmë që qytetarëve t’iu shiten produkte, jo të sigurta për konsum!

Drejtoria e inspektoriatit gjatë kontrollave që ka bërë nëpër markete të ndryshme në qytet, ka hasur në produkte të mishit pa deklaracion (jo të sigurta për konsumatorin) në njërin prej marketeve në Skenderaj, përkatësisht në “Viva Fresh Store”. Ku pastaj e kanë bërë konfiskimin e mallit, dhe e kanë asgjësuar atë. Gjithashtu, ndaj pronarit është shqiptuar gjobë, konform dispozitave ligjore.

Angazhimi ynë në mbrojtje të konsumatorit nuk do të ndalet asnjëherë!

Nga qytetarët kërkojmë bashkëpunim që të raportojnë, nëse hasin në raste të tilla./Fokusi.info/