Deputetes së LDK-së i humb kuleta, kërkon ndihmë për ta gjetur

Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi, ka bërë të ditur se i ka humbur kuleta, me të gjitha dokumentet personale.

Përmes Facebook-ut, ajo ka kërkuar ndihmë për ta gjetur.

“Sot në mëngjes, më ka humbur kuleta, me të gjitha dokumentet personale. Dokumente jashtëzakonisht të nevojshme, të gjitha janë në emrin tim personal, prandaj më identifikoni shumë lehtë. Në qofëse dikush has në atë kuletë, ju lutem më lajmëroni. Ju jam mirënjohëse përjetësisht. Dyshoj që kuleta më ka humbur diku te Qafa në Prishtinë, rreth orës 8:30 në mëngjes”, ka shkruar ajo.